Milani ka nisur të mendojë që tani për trajnerin e sezonit të ardhshëm pasi e ardhmja e Piolit është në dyshime të forta. Ky i fundit mund të ketë mundësi rinovimi vetëm nëse fiton Kupën e Italisë ose arrin ta kualifikojë ekipin në Ligën e Kampionëve.
Emrat më të lakuar janë dy. Italiani Alegri dhe gjermani Rangnik. Drejtuesit e klubit janë ndarë në dy pjesë për sa u përket parapëlqimeve.
Boban e Maldini kërkojnë rikthimin e Alegrit, nën drejtimin e të cilit në periudhën 2010-2014, Milani fitoi një titull kampion dhe një kupë. Ndërsa Gazidis parapëlqen gjermanin Rangnik.
Në karrierën e tij ai ka fituar një kupë Intertoto me Shtutgartin në vitin 200, një Kupë Gjermanie me Shalken në vitin 2011 dhe një Superkupë Gjermanie po me Shalken në vitin 2011.v