Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, sërish ka shënjestruar vëllain e kryeministrit dhe aksionin e OFL-së dhe policisë për bllokimin e makinave të blinduara.
Sipas Bardhit, policia duhet të bllokojë “Lincolnin” e blinduar në pronësi sipas tij të Olsi Ramës, vëllait të kreut të qeverisë.
Bardhi ka drejtuar disa pyetje ndaj kryeministrit duke i kërkuar të mos fshihet.
“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të blinduar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri.
Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet:
– Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës?
– Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit?
– Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”-shkruan Bardhi.