Këshilli i Ministrave ka depozituar në Kuvend një projektligj për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.108/2014 “për Policinë e Shtetit” i cili në nenin 131 të tij pëson disa ndryshime të cilat i heqin kompetencën prokurorisë për të urdhëruar përgjime.
Në nenin ekzistues “131” punonjësi i policisë me gradën “Kryekomisar” ose më lart, sipas juridiksionit lëndor, kërkon autorizimin nga prokurori për të përgjuar subjektet në objekt hetimi.
Ndërsa në ndryshimet e propozuara në projektligj përgjimi bëhet me vendim të miratuar nga titullarët e strukturave të policisë, në nivel drejtorie qendrore e vendore.
Projektligji i ri për ndryshimet në ligjin për policinë
Pra në qoftë se ligji merr miratimin e Kuvendit për ndryshmet e propozuar një drejtues policisë mund të përgjojë pa marrë miratimin e një prokurori si në ligjin ekzistues për të përgjuar çdo subjekt që ka dyshime se është përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme.