Koronavirusi i cili filloi në Wuhan të Kinës, tani është përhapur në të gjithë botën. Shumica dërrmuese e rasteve dhe e vdekjeve janë akoma në territorin e Kinës, të përqendruar në provincën e Hubeit.
Siç shkruan CNN, raste me koronavirus janë konfirmuar edhe në 27 vende dhe territore të tjera. Ndërkohë numri i viktimave është rritur në 1113.
Vdekjet:
Në territorin e Kinës: 1,113
Jashtë kontinentit të Kinës: 2 (një në Hong Kong, një në Filipine)
Gjithsej: 1,115
Rastet e konfirmuara me koronavirus:
Në territorin e Kinës: 44,653
Jashtë Kinës kontinentale: 518
Gjithsej në të gjithë botën: 45,171
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në Kinë, gjithsej 4,740 pacientë janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali deri më tani.