Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Balla mbron projektligjin për të huajt: S’kemi fuqi punëtore për rindërtimin


Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, ka mbrojtur projektligjin për të huajt.

Gjatë fjalës në Kuvend, numri dy i PS-së, tha se procedura për dhënien e vizës për të huajt nuk ka ndryshuar por është thjeshtuar dhe kjo për shkak së vendi i mungon fuqia punëtore për të ndërtuar 15 mijë apartamente në 15 muaj.

‘Ç’është kjo idiotësi që po hapen kufijtë. Ku ka ndryshuar procedura për dhënien e vizës për qytetarët e huaj, aspak, ruhet e njëjta procedurë. Nuk ka ndryshuar asgjë, kemi shmangur një hallkë, e kemi bërë më të thjeshtë si procedurë, dhe i kemi thënë dokumentat dërgoi online. Dhe për ata që nuk e dinë, kemi një strukturë shtetërore që e verifikon ditën që hyn e kur ikën. Ka një përqasje duke nisur nga Meta që qan hallin e shqiptarëve që po ikën, pastaj qan Luli. Nuk është aspak e vërtetë që do vijnë të huajt do i zënë vendin e punës shqiptarëve. Kostoja e punës së një shqiptari gjithmonë është më e lirë se e një të huaji. Por në kushtet e një super sipërmarrje që kemi marrë për rindërtimin, po fillojmë në ditët në vijim të ndërtojmë 15 mijë apartamente në 15 muaj, s’e bëjmë dot me forcën e punës së vendit, nuk e kemi forcën punëtore. Qeveria e ka garantuar Kuvendin se do jetë strikte sa i përket dokumentacionit.’ – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *