Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak çastesh në Shkodër.
Përplasja ka ndodhur mes personave që ndodhedhin dy makina të ndryshme dhe dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Parrucë’ ndërkohë që nuk janë identifikuar ende personat e përfshirë në konflikt.