Dy persona janë arrestuar në Shkodër si të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në mesditë ku u regjistruan të shtëna me armë.
Në pranga u vu Gledis Ustabeqiri 26-vjeç dhe Hygert Muçaj 32-vjeç të cilët ndodheshin në makinë.
Policia ka shoqëruar edhe Taulant Ahmetin.
Ustabeqiri shtiu me armë në ajër pas një konflikti të çastin me Ahmetin në ngjarjen e ndodhur në orën 14:00 në lagjen Parruce të Shkodrës.