Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim ambasadorin e Italisë në vendin tonë Fabrizio Bucci.
Sipas njoftimit të nxjerrë nga ambasada Italiane në takim është diskutuar për reformën zgjedhore dhe rikthimin e dialogut mes palëve politike.
“Takimi i parë i Ambasadorit Fabrizio Bucci me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Një mundësi e rëndësishme për të theksuar mbështetjen e Italisë në rikthimin e dialogut politik, me urimin për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore. Javët e ardhshme do të jenë të një rëndësie të veçantë për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Një bashkëpunim më i madh në vend dhe një dialog konstruktiv mes të gjitha palëve politike do të bëjnë më të zhdërvjellët rrugëtimin e përafrimit në Bruksel”-thuhet në postimin e ambasadës italiane.