Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në një kasolle, humb jetën gruaja në Vlorë


Një grua e moshuar në Vlorë ka humbur jetën si pasojë e një zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit”, ku ka marrë flakë një kasolle.

Brenda ndodhej një grua 80-vjeçare, e cila fatkeqësisht është djegur brenda.

“Më datë 13.02.2020, rreth orës 08:37, në vendin e quajtur “Ura e Gjormit” Vlorë, në një stan ka marrë flakë një kasolle dhe si pasojë  dyshohet se është djegur 80 vjeçarja S.Z., e cila ka humbur jetën.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *