Vendosni fjalën kyçe....

Cilët janë profilet false e militantët që “bashkëbiseduan” me Bashën në Facebook


Një javë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Basha, zhvilloi një komunikim të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në Facebook.

Ai e paralajmëroi që paraditen e 6 shkurtit ngjarjen dhe në orën 18:00 u ul para kompjuterit për të bashkëbiseduar me qytetarët.

Bashkëbisedimi ishte në formatin pyetje-përgjigje ku kryedemokrati po pretendonte se po fliste me qytetarë të zakonshëm shqiptarë.

‘UrbanNews’ ka verifikuar profilet e qytetarëve që i bënë pyetje Bashës dhe një pjesë e mirë e tyre rezultojnë me profile të hapura vetëm pak orë pasi kreu i opozitës të shfaqej live.

Ndërsa një pjesë tjetër janë militantë të PD-së, gjë që nuk e fshehin në rrjetet sociale.

Më poshtë janë disa nga profilet e verifikuara të komentuesve të Bashës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *