Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Klodjana Lala në emisionin “Opinion” pas ballafiqimit me foton e bërë me një nga subjektet e OFL-së në Elbasan të disa viteve më parë.
Rama ka pranuar se ka bërë foton me objektin e OFL-së por ka thënë se është bërë kur ka qenë në një koferencë në hollin e hotelit.
“Ky është holli një hoteli ku unë kam qenë duke hyrë apo duke dalë. Më kanë ardhur këta persona dhe më tha a mund të bëjmë një foto. Kam dhe disa foto, sepse në ato dy tre herë që kam qenë atje kam qenë për vente. Në atë hotel ka një sallë konference, kemi bërë një foto dhe çfarë tregon kjo?”-deklaroi Rama.
Debati:
Klodiana Lala: A ishit ju i informuar që kjo pronë, është e një personi që ka urdhëruar vrasje?
Edi Rama: Jo, jo jo… Nuk isha i informuar dhe nuk kam asnjë problem me këtë foto. Ka dhe një foto tjetër që e kanë vënë në mur ata.
Klodiana Lala: A u shqetësuat kur e patë këtë foto?
Edi Rama: Punët e policisë janë të policisë, punët e mia janë të miat…
Klodiana Lala: Ajo vajza me syze e OFl-së i ka vajtur atje…
Edi Rama: Mos i hy fare se qënke komplet tap-topi në këtë fushë…
Klodiana Lala: Mos më intimido zoti Kryeministër. Kam bërë shkollë për këtë punë…
Edi Rama: U qava nga Mark Marku, po kjo qenka…. çështë kjo mo?
Klodiana Lala: Zoti kryeministër do japësh përgjigje…
Edi Rama: Do jap përgjigje por ti duhet ta qepësh!
Bledni Fevziu: O Klodi, po të fut në kurth. Mos e merr personale
Edi Rama: OFL-në nuk e çoj unë, e çon ligji. Dhe ky është subjekt i tij. Nuk kam asnjë pishman, e bëj edhe njëqind herë të tjera.
Ardian Capja sipas Operacionit Forca e Ligjit është i dyshuar për një sëre vrasjesh në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje ndërsa në qershor të vitit 2016 qëlloi ndaj Policisë. Sipas Policisë, Çapja së bashku me të afërm të tij ka kryer dhe vrasje me pagesë përgjatë viteve 2009-2016.