Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e akuzoi se e përplasi me makinë, shoqërohet në polici Ilda Bejleri


Policia e Tiranës ka shoqëruar dje moderatoren e njohur të sportit, Ilda Bejleri, lidhur me një aksident që ndodhi ditën e djeshme. Pasi u mor në pyetje gjatë natës në komisariat, Ilda Bejleri u la e lirë.

Lajmi që Ilda Bejleri u përfshi në një aksident qarkulloi dje në disa portale, por moderatorja fillimisht i mohoi kategorikisht akuzat që të ishte përfshirë në një ngjarje të tillë e madje sulmoi mediat për raportimin.

Aksidenti ndodhi pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës, rreth orës 12:50 në bulevardin “Gjergj Fishta”. Sipas deklarimit që ka bërë për efektivët, gruaja e cila mbeti e plagosur, tha se një fuoristradë e zezë e përplasi teksa ajo tentoi të kalonte mes makinave. Gruaja 63-vjeçare me inicialet E.Gj nuk mundi të identifikojë targën e automjetit, por nga personat që ndaluan për ta ndihmuar, ajo i ka dëgjuar të shprehen se ishte Ilda Bejleri.  Gruaja u dërgua në spital pasi kishte pësuar dëmtime në gjymtyrë, por gjendja e saj është stabilizuar.

Pak orë më vonë policia doli me një deklaratë ku thuhej se po punohej për identifikimin e autorit. Pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, u bë e mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit, që në këtë rast ishte Bejleri e cila u shoqërua në polici.

Mbrëmjen e kaluar Bejleri publikoi një tjetër postim në rrjetet sociale, ku shprehej se nuk ishte faji i saji por se gruaja u rrëzua vetë para makinës së saj, ndërkohë që semafori ishte i kuq për kalimtarët. Ajo shpjegoi se u largua nga vendi i ngjarjes, sepse nuk mban përgjegjësi për njerëzit që rrëzohen vetë. Ajo tha se kjo u vërtetua dhe nga këqyrja e kamerave të sigurisë nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *