Ndërmarrja izraelite e hapësirës ajrore Rafael ka publikuar një video ku tregon sistemin e saj të sapo-zhvilluar të mbrojtjes, që arrin të rrëzojë një dron me anë të rrezeve lazer.
Pamjet e publikuara në YouTube tregojnë sistemin, të montuar në një makinë, duke qëlluar objektivin diku në një shkretëtirë në Izrael. Videoja demonstron armën duke goditur një dron të vogël që po manovron në ajër.
Rafael mburret se produkti i saj i ri siguron ‘zbulimin efektiv, identifikimin e plotë dhe neutralizimin e kërcënimeve të shumta me anë të dronëve’ dhe tha se mund të zbulojë një objektiv 2 centimetra të vogël në një distancë prej 3.5 kilometrash.