Vendosni fjalën kyçe....

Johnson ndryshon kabinetin qeverisës, largohen disa ministra të rëndësishëm


Sajid Javid ka dhënë dorëheqjen si ministër i Financave të Mbretërisë së Bashkuar në një kthesë të papritur teksa kryeministri Boris Johnson ka bërë një rikompozim të kabinetit qeverisës pas fitores bindëse në zgjedhjet e parakohshme.

Javid, i cili ka shërbyer si ministër i Financave në Britani që nga korriku i vitit 2019, vendosi të hiqte dorë nga roli i tij, pasi refuzoi kërkesën kryeministrit për të shkarkuar këshilltarët e tij, sipas raporteve të mediave.

Rishi Sunak, i cili ka shërbyer si Sekretari Kryesor i Thesarit që nga vera e vitit 2019, zëvendëson Javid në postin në fjalë.

Dorëheqja e Javid vjen pasi Johnson bëri një numër ndryshimesh në kabinetin e tij, duke larguar disa ministra të profilit të lartë.

Julian Smith, Sekretari për Irlandën Veriore, është një tjetër goditje e Johnson. Ndër emrat që janë larguar janë Sekretarja e Mjedisit, Theresa Villiers, Sekretarja e Strehimit, Esther McVey dhe Andrea Leadom, Sekretari i Biznesit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *