Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi votoi ligjin që shmang betimin te Presidenti, zëdhënësi i Metës: Mungesë serioziteti dhe panik


Një ditë më parë Kuvendi kaloi ligjin i cili shmang betimin te presidenti të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili shkruan se ligji është mirtuar në panik dhe ngut, pak orë para fillimit të takimeve me Komisionin e Venecias.

Po ashtu ai thotë se presidenti do ketë një komunikim pasdite lidhur me çështjen.

“Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.
Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.
Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.”– shkruan Blushi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *