Një efektiv i FNSH-së në gjendje të dehur ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përfunduar në oborrin e një banese në Fier.
Efektivi i identifikuar si Paulin Shpani pas këtij incidenti është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar atë me armë zjarri.
Ai mbeti i plagosur në gishtin e dorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi P. Sh, 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie në repartin e FNSH Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, në lagjen “Sheq i Madh”, ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është futur në oborrin e banesës së shtetasit S.M, 70 vjeç.
Pasi është konfliktuar me pronarin e shtëpisë, ka nxjerë armën dhe e ka plagosur në gishtin e dorës shtetasin S.M, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Eshtë shoqëruar në Drejorinë Vendore të Policisë Fier shtetasi P.Sh dhe po kryhen nga SHÇBA veprimet proceduariale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.