Ish-ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka thënë se do paraqitet në gjykatë për abuzim të dyshuar me pushtetin pasi Senati votoi për heqjen e imunitetit të tij, duke i hapur rrugën një gjyqi mbi ndalimin e pretenduar të ndalimit të hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.
Ish zv.kryeministri dhe kreu i partisë së djathtë Lega përballet me akuzat e ‘rrëmbimit’ për vendimin e tij për të ndaluar zbarkimin e më shumë se 130 migrantëve të shpëtuar nga rojet bregdetare italiane korrikun e kaluar, për rreth një javë. Shumica e senatorëve votuan për heqjen e imunitetit të tij.
Senatorët nga partia Lega e Salvinit u larguan nga salla dhe nuk morën pjesë në votim. Salvini, i cili rrezikon deri në 15 vjet burg dhe një ndalim të përhershëm të funksioneve politike, qëndroi i palëkundur dhe tha se nuk do ikte e nuk do i shmangej gjyqit, por do të përballet me atë që ai e quajti ‘agresion politik kundër tij dhe se kishte besim në paanshmërinë e gjyqtarëve.
‘Ata që votojnë sot për të më gjykuar duke menduar se do fitojnë, ata do të mposhten nga historia.’ – tha ai.
Ai gjithashtu mbrojti politikat e tij duke thënë se ‘mbrojtja e atdheut është një detyrë e shenjtë’.
Gjatë mandatit të tij 14-mujor si ministër i Brendshëm, Salvini ndoqi një qasje më të ashpër ndaj emigrantëve të shpëtuar në Detin Mesdhe si nga OJQ-të, ashtu edhe nga Roja Bregdetare Italiane. Ai vazhdimisht refuzoi t’i lërë ata të futen në Itali, duke provokuar tensione mes Romës dhe Brukselit.
Prokurorët në Siçili kishin provuar ta hetonin atë për një incident të ngjashëm në vitin 2018 por kërkesa e tyre u mposht në parlament.
Ndërkohë, një gjykatë tjetër siciliane tha se Salvini duhet të dilte në gjyq për një tjetër pengesë emigrantësh, gushtin e kaluar. Parlamenti pritet të vendosë për këtë çështje veçmas më vonë këtë vit.