Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj luftanijes amerikane ku u vranë 17 marinarë, Sudani dëmshpërblen familjet me 30 milionë dollarë


Sudani ka pranuar të kompensojë familjet e marinarëve të vrarë në sulmin ndaj luftanijes amerikane ‘USS Cole’ 20 vjet më parë, tha të enjten agjencia shtetërore e lajmeve SUNA, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të hequr vendin nga një listë shtetesh që janë emërtuar si sponsorë të terrorizmit.

Raporti thotë se marrëveshja ishte nënshkruar në 7 shkurt. Në të  nuk përmendet shuma që do paguhet, por një burim pranë personave që nënshkruan marrëveshjen, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Sudani kishte pranuar të zgjidhte çështjen për 30 milionë dollarë, shkruan Reuters.

Në sulmin e 12 tetorit 2000 u vranë 17 marinarë ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën, kur dy burra në një varkë të vogël shpërthyen eksplozivin, teksa luftanija po furnizohej me karburant në portin jugor jemenas, të Adenit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *