Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe propozimin e Ministrisë së Kulturës, Agim Bajko është zgjedhur drejtor i Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.
Bajko ka zëvendësuar pas një vakance të gjatë në këtë pozicion të larguarin Erion Isai i cili o votua si Kryetar i Bashkisë Kolonjë në 30 qershor.
Vendimi:
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TЁ QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KULTURЁS PЁR FЁMIJЁ DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Agim Bajko emërohet Drejtor i Qendrёs Kombёtare tё Kulturёs pёr Fёmijё dhe Teatrit tё Kukullave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.