Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon drejtuesin e Misionit të BB-së: Rritja e borxhit publik shqetësimi kryesor


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore Maryam Salim.

Basha në një postim në rrjetet sociale rreth takimit ka shkruar se sot në vendin tonë 1 në 2 shqiptarë nuk plotësojnë kriteret minimale të mbijetesës.

Më tej kryedemokrati shpreh shqetësimet për rritjen pa kriter të borxhit publik dhe detyrimet e prapambetura të cilat arrijnë deri në 600 milionë euro.

Postimi i plotë:

Gjatë takimit me znj. Maryam Salim, Drejtuesen e Misionit të Bankës Botërore dhe ekipin e saj, diskutuam mbi projektet e BB dhe ekonominë shqiptare të zhytur në kolaps. Sot zyrtarisht, 1 në 2 shqiptarë nuk plotëson kriteret minimale të mbijetesës. Konsumi është në minimumin historik. Rënia rekord e besimit në ekonomi nga qytetarët dhe biznesi e bën vitin 2020 akoma dhe më të veshtirë se ai që lamë pas.

Shqetësimi kryesor është te rritja pa kriter e borxhit publik, rritja e detyrimeve të prapambetura me 600 milionë euro, kriza ekonomike dhe rreziqet nga aferat korruptive të maskuara si PPP dhe koncesione korruptive. Kjo e shoqëruar edhe me aferën e të ashtuquajturës Korporatë e Investimeve e kanë kthyer Shqipërimë në vendin me ekonominë më të rrezikuar në rajon.

Konfirmova angazhimin tim se për Partine Demokratike nuk ka betejë më të rëndësishme se lufta ndaj korrupsionit shtetëror, i cili po largon shqiptarët, po shkatërron ekonominë dhe po vret shpresën.

Partia Demokratike është e angazhuar për ta ringritur ekonominë dhe rikthyer shpresën e besimin se vetëm me punë të ndershme e të drejtë, me konkurencë të lirë, me taksa të ulëta do ta kalojmë këtë krizë e do të krijojmë mundësi punësimi e zhvillimi për cdo shqiptar


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *