ëmbyer
Pas Luis Suarezit, Barcelona duhet të bëjë tani edhe pa shërbimet e Dembele, i cili është dëmtuar dhe do mungojë për të paktën 6 muaj.
Tashmë trajneri Setien ka në dispozicion vetëm Mesin, Griezmanin e Ansu Fatin për kohë të papërcaktuar. Katalanasit janë në garë në të gjitha kompeticionet e mungesa e lojtarëve kyç në sulm është diçka që u kushton shumë.
Në tavolinë janë emrat e Uillian Hoze, Angel e Lukas Perez, lojtarë të kampionatit spanjoll që nuk kushtojnë shumë.
Drejtuesit e klubit megjithatë nuk kanë ndërmend të shpenzojnë shumë të holla pasi i ruajnë eurot për të rrëmbyer nga Interi argjentinasin Martinez.
Ky i fundit ka një klauzolë prej 111 milionë eurosh për t’u larguar nga Interi dhe Barcelona duket se ka ndërmend ta paguajë atë, për më tepër që Martinez është i ri, ndërsa Suarez e Mesi janë në fund të karrierës së tyre.