Vendosni fjalën kyçe....

Ngec në vendnumëro ekonomia gjermane


Ekonomia gjermane pati një periudhë të vështirë në tremujorin e fundit të vitit 2019, duke ngecur në vendnumëro, sipas shifrave zyrtare.

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB), prodhimi i përgjithshëm i mallrave dhe shërbimeve, ishte pothuajse i pandryshuar nga tremujori paraardhës.

Gjermania është shumë e ekspozuar ndaj tensioneve në tregtinë ndërkombëtare dhe shifrat e dobëta pjesërisht pasqyrojnë një rënie në eksportet e huaja.

Krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2018, PBB-ja u rrit me vetëm 0.4%. Megjithëse pati një zgjerim, rritja u raportua në 0.0% kur u rrumbullakos nga zyra gjermane e statistikave.

Investimet në makineri dhe pajisje ranë gjithashtu poshtë në mënyrë të ndjeshme mes tetorit dhe dhjetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *