Policia ka dhënë detaje për ngjarjen në Bulqizë ku tre anëtarë të një familje janë gjetur të pajetë ndërsa një person tjetër është në gjendje të rëndë.
Nëna 40-vjeçe me iniciale R.T dhe dy fëmijët e saj dyshohet se janë gjetur të helmuar.
“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R. T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.