Me formë elegante, me dy krahë të gjatë të vendosur në pjesën e pasme.
Ky pritet të jetë avioni i së ardhmes. Ai pritet të punojë me një motor me gaz dhe energji elektrike, ç’ka pritet të sjellë më pak ndotje në atmosferë.
Sipas projektuesit, modeli do ketë efikasitet të lartë, qëndrueshmëri, shkëlqim dhe mbi të gjitha do jetë më ekologjik se ata tradicionalë.
Ai do funksionojë me helika të vendosura në pjesën e pasme ndërsa pjesa tjetër e tij nga ana e pamjes dhe funksioneve është e ngjashme me avionët e tanishëm.