Vendosni fjalën kyçe....

Pas dorëheqjes nga sistemi i drejtësisë, Rama punëson bashkëshorten e Denar Bibës


Kryeministri Rama ka emëruar bashkëshorten e nënkryetarit të KQZ-së, Elona Kana në postin e anëtares të një komisioni shtetëror.

Kana u dorëhoq nga sistemi i drejtësisë si këshilltare në Gjykatën e Lartë para vetingut duke iu shmangur atij.

Vendimi për emërimin e saj në postin e poshtëshënuar është marrë në mbledhjen e qeverisë më 13 shkurt.

Vendim për emërimin në detyrë të një anëtari të komisionit kombëtar rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Emërimin e znj. Elona Kana në detyrën e anëtarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, për periudhën e mbetur të mandatit, sipas përcaktimit të shkronjës “d”, të pikës 3, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kryeministri

Edi Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *