Rusia nuk do e përdorë terminologjinë ‘prindi1’ dhe ‘prindi2’, i tha presidenti Putin një grupi pune të reformës kushtetuese të enjten, pasi ata diskutuan vlerat e familjes në Rusi.
Sa për ‘prindin 1’ dhe ‘prindin 2’, unë e kam thënë tashmë publikisht dhe do ta përsëris edhe një herë: për sa kohë që unë jam president, nuk do të kemi prindër 1 dhe 2, do të jetë ‘nëna ‘dhe’ babai’.
Një prej anëtarëve të grupit të punës, deputetja Olga Batalina i tha presidentit se shumë njerëz në Rusi janë të shqetësuar për fatin e familjes tradicionale dhe do të donin ta shihnin atë të mbrojtur nga kushtetuta.
Putini e përshëndeti idenë, por tha se duhet shqyrtim i kujdesshëm.