Te Juventusi nuk e kanë harruar ish-sulmuesin e Interit, Ikardi. Ky i fundit u largua në fund të sezonit të shkuar nga zikaltërit për t’u bashkuar me PSG-në në Francë.
Bardhezinjtë nuk e kanë fshehur edhe sezonin e shkuar dëshirën për të afruar argjentinasin dhe tashmë janë hedhur në sulm për ta rikthyer në Serinë A, shkruan Sportmediaset.
Me Higuainin e Ronaldon në perëndim e sipër, Ikardi do ishte përforcimi i duhur për Juventusin për shumë sezone e në shtëpinë bardhezi po punohet në këtë drejtim, siç pohojnë mediat sportive italiane, që citojnë burime pranë drejtuesve të klubit torinez.