Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi vjedhjen me armë, ndalohet 20-vjeçari në Kamzë


Një 20-vjeçar është ndaluar pasi planifikoi të grabiste me armë një market në Laknas.

Gjate kontrollit fizik atij i është gjetur në çantën e shpinës, një automatik model 56, me një krehër me 17 fishekë.

“Shërbimet e Policisë, gjatë operacionit kanë bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes dhe identifikimin e shtetasit të dyshuar, i cili qarkullonte me një biçikletë dhe në çantën e shpinës kishte një armë zjarri kallashnikov. Në momentet që ky shtetas po përgatitej të hynte në një market në Laknas, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke e prangosur në flagrancë shtetasin K. K., 20 vjeç, banues në Laknas”-thuhet në njoftimin e policisë ndër të tjera.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *