Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Rama po kërkon emërimin e mercenarëve të partisë në bordin e AMA-s


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi nëpërmjet një deklarate për shtyp deklaroi se procesi i emërimeve në Autoritetin e Mediave Audivizive po kryhet me procedurë korruptive dhe me persona të politizuar.

Madje Vokshi përmendi edhe emrin e Marklen Mishës, duke e quajtur mercenar të Ramës dhe Veliajt si një ndër kandidatët që po kërkon të vijë në bordin e AMA-s.

Ligji përcakton si kriter të parë depolitizimin, jopartishmërinë e kandidatëve. Por të katërt aplikantët janë vartës të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, të paguar prej tyre si fjalim shkrues në Partinë Socialiste apo si këshilltarë në disa ministri. Të katërt kanë marrë pjesë në shtabet elektorale të Partisë Socialiste prej shumë vitesh.

Këto kandidime partiake synojnë marrjen e kontrollit të plotë prej Edi Ramës të Autoritetit të Medias Audiovizive, e projektuar si gjykatë politike për ndëshkimin e gazetarëve dhe mbylljen e portaleve. Maklen Misha, mercenar i Edi Ramës dhe Erion Veliajt, synon të zërë vendin e lënë bosh nga i ati dhe të marrë drejtimin e AMA-s. Edhe 3 mercenarët e tjerë të rilindjes po përpiqen të zbatojnë moton shtet shkatërruese të shefit të tyre, kap ça t ‘kapësh, duke patur në shënjestër kapjen totale të institucionit që kontrollon median“- tha Vokshi në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *