Punëtorët e stacionit të pompimit të ujit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit kanë hyrë sot në ditën e 3-të të grevës së urisë.
Ata ankohen se kanë 27 muaj pa marrë rrogat. Ata kanë protestuar prej muajsh në mënyrë të vazhdueshme, por kërkesat e tyre nuk janë plotësuar dhe shprehen se janë detyruar të futen në grevë.
5 prej tyre iu është propozuar të lidhin kontrata të pjesshme mirëpo ata nuk kanë pranuar të dalin nga greva, duke thënë se nuk pranojnë kontrata të pjesshme dhe s’pranojnë të kenë përçarje të grevës së urisë.
Ndërkohë sot ata janë vizituar nga 5 punonjës të rafinerisë së naftës së Ballshit, ata kanë biseduar me dhe janë solidarizuar. 3 prej grevistëve të Zharrëzës që erdhën më këmbë në Tiranë gjithashtu i kanë vizituar sot grevistët.
Një mjek ka shkuar sot t’i vizitojë. Njëri prej tyre është i sëmurë dhe ka edhe diabet. Ai ka pranuar për të bërë serumin por thotë se do kthehet në grevë.
Stacioni i pompimit të ujësjellësitdhe nënstacioni elektrik në Poçem furnizon me ujë dhe energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe qyteti i Ballshit. Ai është nën varësinë e uzinës së naftës në Ballsh, e cila për shkak të problemeve të shumta ekonomike ka ndryshuar disa herë pronar./Hashtag.al