Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka nisur komunikimin e tij të parë në ‘Instagram’ me ndjekësit e tij, të cilëve iu ka drejtuar një pyetje.
Basha u kërkon ndjekësve t’i thonë se çili do ishte vendimi i parë që ata do merrnin në rast se do drejtonin Ministrinë e Arsimit.
“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”– pyet Basha.
Ky komunikim përmes ‘Instagramit’, është në vijim të fushatës që ka nisur kryedemokrati nën sloganin “Po të dëgjoj”. Në fillim u shfaq derë më derë e nëpër rrugë nëpër takime me qytetarët, më pas u kërkonte atij t’i bënin pyetje në ‘Facebook’ si dhe ka patur dhe takime me biznese.