Vendosni fjalën kyçe....

Basha përgjigjet në Instagram: Anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë pika e parë e programit të PD-së


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u është përgjigjur ndjekësve në rrjetin social “Instagram” lidhur me pyetjen e bërë nga ai se ”çfarë do bënin nëse do ishin në krye të Ministrisë së Arsimit”.

Sipas Bashës, sugjerimi i spikatur për anulimin e ligjit për arsimin e lartë është edhe pika e parë e programit të PD-së.

Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në Instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i ligjit për arsimin e lartë. është pika e parë e programit tim, programit të PD për arsimin e lartë”-tha Basha.

Më tutje, Basha shtoi se edhe financimet për shkollat dhe universitet do jenë prioritet.

Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet në  të  gjitha fushat e arsimit dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës dhe të  konkurojnë  si dhe me denjësisht dhe me paga të larta”-thotë Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *