Vendosni fjalën kyçe....

Denoncoi situatën në Wuhan, zhduket gazetari kinez


Pas zisë në të gjithë Kinën për vdekjen e mjekut që zbuloi i pari përhapjen e koronavirusit të ri, një gazetar kinez i cili ka denoncuar vazhdimisht situatën në qytetin karantinë të Ëuhani-t është zhdukur.

CNN shkruan se të afërmit e tij dyshojnë se ai është vrarë për shkak se ka denoncuar situatën e rëndë me koronavirusin.

Chen Qiushi u zhduk të enjten në mbrëmje, kur qindra mijëra njerëz në Kinë sapo kishin filluar të kërkojnë lirinë e fjalës në internet.

Njerëzit i kërkuan qeverisë të kërkonte falje për rastin e mjekut Li Wenliang, i cili ishte i pari mjek që bëri thirrje se një virus po përhapej por u akuzua se po përhapte lajme të rreme, e në fund humbi dhe jetën nga koronavirusi.

Ditën tjetër, gazetari Chen Qiushi u zhduk. Chen arriti në Wuhan në 24 Janar, një ditë pasi qyteti ishte vendosur nën një bllokim nga shteti, për të frenuar përhapjen e virusit.

Ai vizitoi spitalet e tejmbushura, sallat e funeralit dhe repartet e izolimit si dhe shpërndau video në internet, duke i ofruar botës një vështrim mbi realitetin e zymtë në zemër të krizës.

Miqtë thanë që ata e kishin kontrolluar Chen disa herë në ditë, nga frika se ai mund të merrej nga autoritetetet në çdo kohë për raportimin e tij.

Por kur ai nuk iu përgjigj më thirrjeve herët të enjten në mbrëmje, ata u shqetësuan gjithnjë e më shumë.

Në orët e vona të së premtes, një miku i Chen postoi një video-mesazh të nënës së tij e cila thoshte se djali ishte zhdukur.

“Unë jam këtu për t’iu lutur të gjithëve në internet, veçanërisht miqve në Wuhan për të ndihmuar në gjetjen e Qiushi-t, të zbuloni se çfarë po ndodh me të”- është shprehur nëna.

Por autoritetet thonë se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me Chen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *