Vendosni fjalën kyçe....

FMN këshilla qeverisë për rindërtimin: Përgjegjshmëri e transparencë me fondet, jo përjashtime të reja nga taksat


Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkon qeverisë të bëjë kujdes dhe të tregohet transaparent lidhur me menaxhimin e fondeve të mbledhura për programin e rindërtimit duke përfshirë edhe financimet e donatorëve ndërkombëtarë në 17 shkurt.

Në një prononcim për News 24, shefi i Misionit për Shqipërinë Jan Kees Martijn, këshillon të mos bëhen përjashtime në sistemin tatimor.

“Si fillim më lejoni të them se qeveria mori vendimin e duhur kur amendoi buxhetin e vitit 2020 për të akomoduar shpenzime më të larta për të lehtësuar pasojat e tërmetit. Autoritetet gjithashtu kanë krijuar struktura të posaçme për t’u menaxhuar projektin e rindërtimit. Është e rëndësishme që këto struktura të kenë një mandat të qartë dhe të veprojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë. Një tjetër prioritet do të jetë që ato të zbatojnë standardet e menaxhimit të financave publike në menaxhimin e fondeve si të brendshme apo të financimeve nga donatorët si dhe zbatimi i standardeve të ndërtimit- për të siguruar që rindërtimi do jetë cilësor, pa kosto të tepërta dhe që do t’i japë prioritet njerëzve më në nevojë si dhe që do të marrë në konsideratë çfarë do të bëjë sektori privat për të siguruar rikuperimin më të shpejtë të mundshëm. Së fundmi, ne do të këshillonim kundër dhënies së përjashtimeve të reja apo masave lehtësuese tatimore që e bëjnë sistemin e taksave më të ndërlikuar dhe më të vështirë për t’u administruar.”– tha Martinj.

Sipas FMN tërmeti do të ndikojë në  uljen e ritmeve të rritjes ekonomike por kjo do të jetë e përkohshme pasi ekonomia do të marrë trend pozitiv me procesin e rindërtimit.

Raporti i vlerësimit të dëmeve llogariti një faturë financiare që shkon në 1 miliardë euro. Pritet që në konferencën e donatorëve në 17 shkurt në Bruksel Shqipëria të marr një mbështetje të konsiderueshme nga vendet e Bashkimit Europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *