Vendosni fjalën kyçe....

Kush ka nevojë për “Oscar”? Batuta e presidentit ukrainas: Tani jam i famshëm në SHBA


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i cili më parë ka qenë aktor, bëri shaka këtë të shtunë duke treguar se më parë kishte ëndërruar për një çmim Oskar dhe popullaritetin në Shtetet e Bashkuara, por ai të paktën kishte arritur pjesën e famës përmes procesit të gjykimit të Presidentit Donald Trump.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih për Ukrainën, ku ndodhet edhe kryeministri Edi Rama, Zelenskiy tha se po i bëjnë shumë pyetje në lidhje me procesin që u zhvillua pak javë më parë kundër Trump.

“Në profesionin tim të mëparshëm si producent, skenarist dhe aktor, unë doja të fitoja një Oskar dhe doja të isha shumë i njohur në Shtetet e Bashkuara. Tani unë jam shumë i njohur në SHBA, por nuk doja ta gjeja në një mënyrë të tillë.”– tha ai, citon Reuters.

Trump u akuzua nga demokratët për shpërdorim të detyrës së tij duke i bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden. Por ai u lirua nga akuzat këtë muaj nga Senati.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë mbështetja më e fuqishme e Ukrainës në mosmarrëveshjet me Rusinë në lidhje me aneksimin e Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Zelenskiy tha se ai dëshiron të ndryshojë imazhin e Ukrainës në mënyrë që njerëzit të mos e shoqërojnë vendin me korrupsionin. Ai gjithashtu falënderoi Shtetet e Bashkuara për të gjithë ndihmën që i është ofruar dhe shtoi se ishte i gatshëm për më shumë telefonata me Trump.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *