Vendosni fjalën kyçe....

Macron: Nëse raporti i KE-së është pozitiv, do hapim negociatat


Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se nëse rezultatet e raportit të Komisionit të BE-së në mars për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jenë pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave.

“Ne jemi duke pritur për raportin në mars … në varësi të faktit nëse rezultatet janë pozitive dhe besimi vendoset, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat”– i tha Macron gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, citon Reuters.

Kujtojmë se Franca ishte shteti kryesor që kundërshtonte hapjen e negociatave në samitin e mbajtur në tetor të 2019-ës. Duket se qëndrimi i Macron ndaj zgjerimit ka ndryshuar, pasi KE ka hartuar një metodologji të re të zgjerimit, që pritet të zbatohet për herë të parë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka qenë një nga arsyet kryesore pse Franca kundërshtoi hapjen e negociatave vjet, mes shumë të tjerash./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *