Vendosni fjalën kyçe....

Makron dha dritën jeshile për negociatat, Rama: Të mos ushqejmë iluzione


Kreu i ekzekutivit Edi Rama nga Mynihu nuk është shprehur entuziast lidhur me sinjalet pozitive të presidentit francez Emanuel Makron për hapjen e negociatave me Ballkanin Perëndimor.

Rama e cilësoi si sinjal pozitiv deklaratën e Makron por tha se nuk duhet të ushqejmë veten me iluzione.

Në fakt, unë nuk e ndoqa dot Presidentin, sepse isha në takime të tjera, por nga sa mund të lexoj është një sinjal pozitiv. Megjithatë, unë dëshiroj që t’u them të gjithëve, që nuk kemi pse e ushqejmë veten me iluzione dhe me dëshira të skajshme, edhe pse shumë legjitime, sepse kjo gjë nuk varet nga ne dhe le të presim me durim. Ndërkohë të vazhdojnë me këmbëngulje dhe durim për të realizuar gjërat, ashtu siç do i realizonim nëse do të ishin hapur negociatat”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *