Nisma Thurje organizoi një ditën e sotme një takim me qytetarët pas një turi nëpër disa qytete të Shqipërisë.
Në takimin e organizuar në Pallatin e Kongreseve folës ishin aktivistët e Nismës Thurje, Endri Shabani, Pano Soko, Erion Kristo si edhe i ftuar ishte aktori Mirush Kabashi.
Aktiviteti i Nismës Thurje kishte edhe fokusin mbi mendimin kritik dhe shpalosjen e ideve që kanë mbi ndryshimin e sistemit.
Më herët Nisma thurje gjatë turit edhe nëpër qytete mblodhi 50 mijë firma për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Nisma Thurje ka bërë ndër vite atë që u duk si e pamundur. E pabesueshme që është bërë një betejë shumë e madhe për plehrat. Duket sikur ka diçka plehra.
Çdo njeri na shef si një dele, a ka tufë me dele këtu? Nisma Thurrje ka krijuar një të vetën për t’i përgjigjur pyetjeve.
Në njëfarë mënyre ne duhet të kemi një opinion të përbashkët. Shqiptarët janë tenorë të mrekullueshëm, por koristë të këqinj. Prandaj duhet ta ngremë zërin bashkë”-u shpreh Erion Kristo në këtë takim.