Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid nuk heq dorë nga Ramos, negociatat drejt fundit


Negociatat për arritjen e një marrëveshjeje për rinovim kontrate po vazhdojnë mes qendërmbrojtësit e kapitenit Sergio Ramos dhe përfaqësuesve të Real Madridit.

Kontrata aktuale e kapitenit të Real Madridit është e vlefshme deri në qershor të vitit 2021 dhe ai dëshiron ta zgjasë atë kontratë edhe për dy vjet të tjera, rrjedhimisht deri në vitin 2023, transmeton Gazeta Express.

Në anën tjetër, Real Madridi e ka një rregull kur vjen fjala për rinovimin e kontratave të lojtarëve më të vjetër në moshë, siç është edhe rasti i Sergio Ramosit.

Drejtuesit e Los Blancos do të preferonin të shkonin me kontrata vetëm njëvjeçare për lojtarët më të moshuar si Ramos, përkundër që ky i fundit e ka dëshmuar se është në formë të mirë fizike gjatë këtij sezoni.

Real Madridi e ka përdorur këtë rregull edhe me disa futbollistë të tjerë në të kaluarën dhe Pepe është shembull i mirë për një lojtar që s’e pranoi këtë trajtim nga madrilenët dhe u largua,

Ramosi  dëshiron ta ketë të ardhmen mjaftueshëm të sigurt në mënyrë që të përqendrohet për ta mbajtur vazhdimisht lart nivelin e tij të paraqitjeve.

Ai dëshiron ta mbajë formën e mirë në mënyrë që të jetë në 100 përqindëshin e vet për turneun e Kupës së Botës 2022 me ekipin kombëtar të Spanjës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *