Një turiste kineze ka vdekur në Francë pasi ishte infektuar nga koronavirusi i ri, duke u bërë kështu viktima e parë nga sëmundja në një shtet europian apo jashtë Azisë.
Sipas Ministres franceze të Shëndetësisë, Agnès Buzyn, viktima ishte një grua 80-vjeçare nga provinca Hubei e Kinës.
Siç shkruan BBC, ajo arriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin e Parisit më 25 janar. Deri dje vetëm tre vdekje ishin raportuar jashtë Kinës – në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.
Ministrja Buzyn tha se dhe vajza e të ndjerës është e infektuar nga koronavirusi, por besohet se ajo është drejt shërimit.
Brenda Kinës kanë humbur jetën më shumë se 1.500 njerëz kanë, kryesisht në provincën e Hubeit ku u shfaq koronavirusi për herë të parë.
Numri total i të infektuarve në Kinë deri më tani ka shkuar në 66.492, me 2,641 raste të reja të konfirmuara të shtunën.
Franca ka lajmëruar më parë se kishte 11 raste të konfirmuara të koronavirusit, që tanimë ka edhe një emër zyrtarisht “Covid-19”.