Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në avion për sediljen, rrjeti nuk di kujt t’i japë të drejtë (VIDEO)


Fluturimi me avion shpesh herë është i lodhshëm, por një grua amerikane nuk e priste që një burrë t’i prishte aq shumë qetësinë kur ajo po udhëtonte nga New Orleans për në Karolinën Veriore.

Wendi Williams e cila thotë se është mësuese në Virginia Beach, akuzon burrin që ishte ulur në sediljen prapa saj në avion se po e godiste me grusht nga prapa sediljes.

Kjo sepse ajo kishte shtrirë sediljen për të mbyllur sytë dhe për t’u qetësuar. Në një moment gjatë fluturimit, burri i kërkoi asaj të kthente sediljen e saj në pozicion të drejtë, në mënyrë që të mund të hante pak.

Kështu veproi dhe Williams, por kur e pa se ai kishte përfunduar së ngrëni e shtriu përsëri sediljen. E burri i zemëruar nisi t’i gjuante me grusht sediljes së saj disa herë duke mos e lënë të qetë.

Gruaja shkruan se i kërkoi ndihmë një stjuardese, por ajo vetëm sa rrotulloi sytë dhe i doli në krah burrit duke e kërcënuar se do merrte masa ndaj saj duke thirrur personelin e sigurisë ta shoqëronte. Videoja e zonjës u bë virale dhe menjëherë rrjeti u nda në dy grupe, një palë i jepte të drejtë gruas e një tjetër burrit.

Ky sherr ka krijuar një debat të madh lidhur me rehatinë dhe komfortin që shpesh mungon në avion.

“Siguria dhe komoditeti i klientëve tanë dhe anëtarëve të ekipit është përparësia jonë kryesore, dhe ekipi ynë po shqyrton çështjen.”– tha për CNN, American Airlines e cila në dijeni të “mosmarrëveshjes së klientëve”. Por nuk tregoi nëse zonja kishte ngritur padi ndaj linjës ajrore për sediljet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *