Punonjësit e Poçemit kanë hyrë sot në ditën e katërt të grevës së tyre të urisë. E sot kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka shkuar t’i takojë grevistët në stacionin e pompimit në Poçem të Mallakastrës.
Grevistët kanë kërkuar që takimi mes tyre dhe Kryemadhit të mos marrë ngjyrime politike, por megjithatë e kanë pranuar atë dhe e kanë vënë në dijeni për problemin e tyre.
Pa marrë 27 pagat e prapambetura, grevistët nuk pranojnë të hyjnë në negociata as me shtetin e as me privatin. Në takimin që ka zgjatur afro 60 minuta, Kryemadhi u premtoi grevistëve disa zgjidhje, por do të shikohet mundësia që ata të marrin pagat në një kohë sa më të shkurtër duke njohur nga afër faktorët ndërkombëtar.