Tetë tifozë futbolli të klubit ekuadorian Barcelona de Guayaquil humbën jetën kur autobusi me të cilin udhëtonin u rrëzua në një luginë në Perunë veriore.
37 të tjerë u plagosën në aksident, që ndodhi ndërsa viktimat po ktheheshin nga kryeqyteti peruan Lima, pas ndeshjes së vlefshme për Kupën Libertadores mes ekipt të tyre e vendasve të Sporting Cristal.
Autoritetet thanë se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Los Organos në provincën Piura, rreth 150 kilometra në jug të kufirit të Perusë me Ekuadorin.