Vendosni fjalën kyçe....

Cili është avioni luftarak më i shtrenjtë në botë? Njihuni me “bishën” e ajrit


Njihuni me avionin më të shtrenjtë në botë.

Me formën e tij që e bën atë pothuajse të padukshëm për radarët, bombarduesi ‘B-2 Spirit’ është një kryevepër e aviacionit luftarak dhe gjithashtu më i shtrenjti në botë, me mbi 2 miliardë dollarë për aeroplan.

Një produkt i Luftës së Ftohtë, ai fillimisht u krijua për të depërtuar në mbrojtjet ajrore sovjetike dhe të mbante, si armë konvencionale, ashtu edhe bërthamore.

Por menjëherë pas fluturimit të parë, mbi 30 vjet më parë në vitin 1989, rënia e Murit të Berlinit përfundoi Luftën e Ftohtë dhe asnjë B-2 nuk ka fluturuar ndonjëherë brenda hapësirës ajrore ruse.

Ai është i pakapshëm nga radarët dhe mund të qëndrojë në ajër deri në 44 orë, duke bërë që të jetë në gjendje të kryejë sulme në çdo vend të botës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *