Vendosni fjalën kyçe....

Eksploziv poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Lici


Gjendet një sasi eksplozivi poshtë makinës së administratorit të Vllaznisë, Suad Lici.

Automjeti është i parkuar në afërsi të banesës së Suad Licit, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, ku kanë mbërritur forca të shumta policie.

Për fat të mirë sasia e dyshuar si tritol nuk ka shpërthyer, ndërsa pritet ardhja e ekspertëve nga Tirana për të hapur këtë pako të mbështjella me natriban dhe që dyshohet se është tritol, por ende e pakonfirmuar.

Policia po punon për gjetjen e autorëve që kanë vendosur pakon e dyshimtë në makinën e Licit. Kjo nuk është hera e parë kur trajnerë apo drejtues të Vllaznisë kërcënohen për shkak të detyrës s= tyre, si rasti i ish-trajnerit Agim Canaj, Armando Cungu dhe të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *