Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata bllokon punimet për fabrikën e Teslas në Gjermani, do shkatërronte 92 hektarë pyje


Një gjykatë gjermane të dielën urdhëroi kompaninë ‘Tesla’ që të ndalojë prerjen e pemëve pranë kryeqytetit Berlin për të ndërtuar fabrikën e saj të parë evropiane të makinave dhe baterive, gjë që shihet si një fitore për aktivistët lokalë të mjedisit.

Prodhuesi amerikan i mjeteve eletrike njoftoi planet e tij nëntorin e kaluar për ndërtimin e një fabrike në Gruenheide, në shtetin lindor të Brandenburgut.

Vendimi i gjykatës vjen pasi zyra shtetërore e mjedisit dha një dritë jeshile për të prerë 92 hektarë pyll. Në një deklaratë, gjykata tha se kishte dhënë urdhrin për të ndaluar prerjen e pemëve sepse do të duheshin vetëm tre ditë të tjera për të përfunduar punën e nisur nga kompania.

Tesla aktualisht ka dy fabrika për prodhimin e makinave e baterive, një në SHBA dge një tjetër në Shangai të Kinës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *