Një 49-vjeçare ka humbur jetën pas një aksident në Malësi të Madhe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë fshatit Pjetroshan teksa gruaja është përplasur nga një mjet që drejtohej nga 51-vjeçari me iniciale B.J., banues në Shkodër.
Ky i fundit është shoqëruar menjëherë në polici për t’u pyetur mbi rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i policisë
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Më datë 16.02.2020, rreth orës 18:25, në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe mjeti me drejtues shtetasin B. J. 51 vjeç, banues në Shkodër, ka aksidentuar shtetasen A. Ç. 49 vjeçe, banuese në Koplik, ku si pasojë ka ndërruar jetë
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne ambientet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.