Vendosni fjalën kyçe....

I vunë pako me eksploziv poshtë makinës, Suad Lici: Krimi të qëndrojë larg sportit


Administratori i Vllaznisë, Suad Lici, të cilit iu vendos sot një pako e dyshimtë me eksploziv poshtë mjetit, thotë se nuk ka konflikte me askënd.

Në një prononcim për gazetarët nga Shkodra, Lici tha se kushdo që ka patur nevojë për sqarime lidhur me çështje sporti ai i ka sqaruar ndërsa shton se nëse bëhet fjalë për çështje sporti, krimi duhet të rrijë larg tij.

Lici tha se nuk trembet nga incidenti dhe se do të vijojë detyrën e tij në këtë klub sportiv.

“Nëse ka pasur probleme me sportin, jam sqaruar. Ja lë në dorë organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen. Nuk më tremb kjo ngjarje. Do të vazhdoj detyrën. Pa folur organet kompetente nuk kemi pse i vëmë një etiketë. Nëse është një marrëdhënie me sportin, mendoj që strukturat kriminale të qëndrojnë larg sportit. Absolutisht nuk më tremb kjo ngjarje. Në Shkodër më kanë çdo ditë. Pasi ky qytet ka nevojë për shumë gjëra. Jam njeri i lirë dhe pas kësaj ngjarje”, tha Lici.

Vetëm pak orë para ndeshjes që Vllaznia ka sot me Teutën e Durrësit, Licit iu vendos një sasi eksplozive poshtë makinës e cila fatmirësisht nuk shpërtheu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *