Vendosni fjalën kyçe....

Kush do i rezistonte një propozimi të tillë martese, e rrethuar nga 16 tanke ajo thotë “po” (Video)


Një komandant i një toge në një repart tankesh në Rusi mori ndihmën e 16 tankeve T-72B3 për t’i propozuar të dashurës së tij për martesë. Tanket u rreshtuan në formë zemre dhe në fund gruas së surprizuar s’i mbeti gjë tjetër veç të pranonte.

Ngjarja ndodhi në Alabino, teksa nënkolonel Denis Kazantsev i Divizionit të 2-të të Gardës Tamanskaya, i propozoi të dashurës së tij, Alexandra Kopytova.

Edhe pse Shën Valentini nuk është traditë ruse, mëngjesin e së enjres, 16 tanke u rreshtuan në formë zemre.

19-vjeçarja mbeti e surprizuar kur hapi sytë dhe pa veten para të dashurit të saj me një tufë  trëndafilash e rrethuar nga një numër i madh tankesh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *