Vendosni fjalën kyçe....

Kush e la Zelensky-n pa mikrofon në konferencën në Mynih?


Fjalimi i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Konferencën e djeshme të Sigurisë në Mynih filloi me një gabim, kjo sepse organizatorët kishin harruar t’i siguronin atij një mikrofon.

Në një dhomë të vogël jashtë sallës kryesore të konferencave, presidenti ukrainas iu afrua podiumit për të mbajtur një fjalim, kur papritmas kuptoi se nuk kishte mikrofon.

“A mund të kem mikrofon? Unë mundem dhe pa të”– tha Zelensky sipas RT.

Më vonë doli se nuk kishte mikrofon, jo sepse organizatorët nuk ishin të interesuar për atë që do të thoshte Zelensky, por thjesht diçka që nuk i kishin kushtuar vëmendje.

Mbase kishin menduar se ai nuk do të kishte nevojë për një mikrofon, duke marrë parasysh të shkuarën e Zelensky-t si aktor dhe komedian.

“Mendova se ju kishin pajisur me një mikrofon”– tha moderatori i cili i ofroi presidentit ukrainas të vetin.

Më vonë atij i ofruan dhe një mikrofon të dytë më të mirë.  “Dy janë shumë”– tha Zelensky duke bërë audiencën të qeshë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *